turqi-minatoretAutoritetet turke konfirmuan se ka shkuar në 301 viktima bilanci i tragjedisë në miniserën e Somës, në perëndim të vendit.

Më 13 maj, në këtë minierë qymyri pati një shpërthim të fuqishëm gazi, që u pasua nga një zjarr masiv. Sipas ministrit të Energjisë, mendohet që në brendësi të galerive të kenë mbetur edhe 3 minatorë. Taner Jilldiz tha se operacioni i për gjetjen e tyre do të vijojë deri në fund, pavarësish se një zjarr në një galeri tjetër të kësaj miniere ndikoi në pezullimin për disa orë të kërkimit.

Tragjedia ka shkaktuar gjithashtu protesta të tjera në Soma, në të cilat janë akuzuar pronarët e minierës dhe qeveria për neglizhencë dhe ngadalësi në reagim pas ngjarjes dhe në mos respektimin e kushteve të sigurisë, për të rritur përfitimin financiar.

TV KLAN