Ambasada italiane në Shqipëri i shpreh ngushëllime dy familjeve shqiptare që humbën të afërmit e tyre në shembjen e urës Morandi në Xhenova të Italisë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ambasada italiane falenderon edhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Xhenova.”

Të gjitha këto dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë”

–nënvizon ambasada italiane në Shqipëri në mesazhin e saj drejtuar shqiptarëve. /tvklan.al