Milan-Genoa dhe Sampdoria – Fiorentina, dy ndeshjet e javës së parë të Serie A nuk do të luhen.

Vendimi u mor pas tragjedisë që ndodhi në qytetin verior të Italisë. Sampdoria dhe Genoa janë skuadra që i përkasin të njëjtit qytet.

Klubet i kanë drejtuar një kërkesë Ligës italiane të futbollit për shtyrjen e takimeve për një datë të pacaktuar. Fillimisht, kërkesa ishte të shtyheshin të gjitha ndeshjet e javës së parë por Liga nuk e miratoi.

Në qytetin e Xhenovas rrëzimi i një ure shkaktoi humbjen e jetës për 39 persona dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Tv Klan