Krahas dhimbjes dhe shokut që krijoi mes francezëve zjarri që shkrumboi një pjesë të mirë të katedrales Notre-Dame, ngjarja e rëndë ishte nga ana tjetër një fushatë spektakolare marketingu për romanin “Notre-Dame de Paris”, e Viktor Hygosë. Vepra e klasikut francez e shkruar në 1813 renditet prej dy ditësh në vend të parë të librave bestseller në Amazon France.

Po ashtu, botime të tjera të së njejtës vepër, kryesisht ato me përkthim anglisht me titullin “Kurrizoja i Notre-Dame”, gjenden në vendet e para të kësaj renditjeje.

Kryevepra letrare franceze e shekullit të XIX-të, rrëfen historinë dramatike të kërcimtare së bukur Esmeralda dhe Kuazimodos, kurrizoja i cili i bie këmbanëve të Notre-Dame, madje i vë dhe flakën Katedrales nga zemërimi.

Një tjetër rast i ngjashëm, kur një tragjedi kthehet në një fushatë publicitare vjen sërish nga Franca. Në vitin 2015, fill pas sulmeve terroriste në kryeqytetin francez, tregimi i Ernest Hemingueit, “Paris është një festë”, u ble nga lexues të shumtë në libraritë online. Vepra autobiografie rrëfen momentet e lumtura të autorit amerikan në lokalet dhe kabaretë pariziene.

Tv Klan