Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në familjen Plaku në Dibër. Aneta Plaku është nëna e katër fëmijëve dhe prej 4 vitesh ajo po mundohet që të rrisë të vegjlit e saj e vetme.

Burri i saj ndërroi jetë 4 vite më parë për shkak të diabetit, pas neglizhencës dhe pamundësisë për të shkuar dhe për të bërë kontrollet mjekësore. Aneta tashmë jeton mes vuajtjeve dhe po mundohet që të ndërtojë një jetë të re në Kavajë, duke mos pasur asnjë shtëpi e as pasuri.

Para se të vinin në Kavajë, Aneta dhe 4 fëmijët e saj jetonin në Dibër, por sërish dhe aty ishin përballur me shumë vështirësi.

Anetën e ndihmoi një besimtar mysliman për të shkuar në Kavajë, duke i ofruar një shtëpi me qira të parapaguar për 1 vit. Por edhe pse ajo kishte një mal me vuajtje tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, i dëmtoi shtëpinë dhe pallati ku ajo jeton rezulton i pabanueshëm.

Aneta tregon se ka kërkuar punë, por e ka pasur shumë të vështirë, pasi gjithmonë ia kanë mbyllur derën. Të vetmet të ardhura janë ndihma ekonomike dhe pensioni i jetimit, të cilat shpesh nuk mjaftojnë edhe për t’ia dalë mbanë me ushqimet. “Fundjavë Ndryshe” pasi është njohur me këtë rast r ka ndihmuar këtë familje, por tani kërkon ndihmën e të gjithëve për një strehë të re për Aneta Plakun dhe 4 fëmijët e saj të mitur./tvklan.al