Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing vendos të ulë prodhimin e modelit 737 Max 8 dhe 9, avionëve të përfshirë në 2 tragjedi ajrore brenda pak muajve. Prodhimi i këtyre avionëve do të ulet me 20%.

“Jemi të vetëdijshëm që dy aksidentet shkaktuan për një seri shkaqesh të lidhura me sistemin e karakteristikave manovruese, ne kemi përgjegjësinë ta eliminojmë këtë rrezik”

, thuhet në njoftimin e Boeing.

157 persona mbetën të vrarë në tragjedinë ajrore të Ethiopian Airlines në muajin mars, ndërsa 189 të tjerë humbën jetën në 5 muaj më herët, në rrëzimin e avionit indonezian të Lion Air, i sapo ngritur nga aeroporti i Xhakartës.

Hetuesit gjetën ngjashmëri të mëdha mes dy ngjarjeve. Brenda pak minutave avionët ndryshonin lartësinë në mënyrë të panatyrshme.

Avionët 737 Max 8 dhe 9 aktualisht janë pezulluar në të mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, deri në verifikimin e defektit në sistemin e lartësisë.

Tv Klan