Një 27- vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta ditën e djeshme në Itali. Nertil Bushi ishte duke punuar si çdo ditë, por rënia nga çatia i mori jetën. Bushi gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi ra nga 10 metra lartësi, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se i riu jetonte me xhaxhain e tij në provincën e Bibbiena, Empoli me të cilin dhe ishte duke punuar në momentin që rrëshqiti nga çatia. Edhe pse ai thirri ambulancën për ta dërguar nipin në spital, ishte e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë. Karabinierët e Empolit kanë nisur hetimet lidhur me tragjedinë.

27-vjeçari kishte disa ditë që po punonte për rikonstruksionin e çatisë. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se pasi ndodhi ngjarja tragjike, në çati shpërtheu një zjarr, flakët e së cilës u shuan nga zjarrfikësit./tvklan.al