Humbin jetën Dhurim Arra dhe Frenki Pëllumbaj

Dy persona janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat të Shkodrës.

Dhurim Arra, 39 vjeç, banor i kësaj zone, dyshohet se ka tentuar të ndihmojë 14-vjeçarin nga Puka, Frenki Pëllumbaj, i cili po mbytej, por rrjedha e lumit i ka rrëmbyer të dy.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, teksa familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tyre. Trupat janë gjetur nga polumbarët vetëm ditën e sotme.

Tv Klan