Një i ri shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht duke u mbytur në liqen. Ngjarja ka ndodhur në Messenia mbrëmjen e së dielës. Sipas mediave greke, viktima është 22 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Shqiptari kishte shkuar me shokun e tij në liqen për të notuar. Disa sekonda pasi kishin hyrë në ujë, 22-vjeçari u zhduk. Shoku i tij nuk mund ta gjente më dhe vendosi për të kërkuar ndihmë. Ai njoftoi policinë, të cilët shkuan në vendngjarje. Për të gjetur 22-vjeçarin shqiptar, një ekip zhytësish u futën në liqen.

Fatkeqësisht, shqiptari u gjet i pajetë. Dyshohet se ka humbur jetën nga mbytja, megjithatë do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta. /tvklan.al