19-vjeçari Jason Dupasquier humb jetën pas aksidentit në pistë

Rrëzimi në kualifikueset e Çmimit të Madh të Italisë ka rezultuar fatal për pilotin zviceran të Moto3, Jason Dupasquier. 19-vjeçari humbi jetën, duke mos i shpëtuar plagëve të rënda.

Ditë zie për botën e sportit. Piloti zviceran i Moto3, Jason Dupasquier ka humbur jetën pas aksidentit të rëndë gjatë kualifikueseve të së shtunës në Çmimin e Madh të Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e MotoGP.

Pas një incidenti serioz në seancën e dytë kualifikuese, me trishtim të madh raportojmë vdekjen e pilotit Jason Dupasquier” thuhet një njoftimin e saj.

Dupaskjer u përfshi në një aksident midis kthesave 9 dhe 10 të pistët, duke detyruar organizatorët që të pezullojnë provat zyrtare. Piloti 19-vjeçar iu nënshkrua operacionit në një spital të Firencës. Mushkëria e tij kishte futur ajër, ndërsa koka e pilotit kishte pësuar mpiksje të gjakut.

Klan News