Itali- Një shqiptare është therur për vdekje nga bashkëshorti i saj maroken, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se 34-vjeçarja ishte në proces ndarje nga burri i saj dhe kjo dyshohet të ketë qenë arsyeja e krimit makabër. Autori e ka kryer krimin në prani të djalit të tyre 5-vjeçar.

Ata kanë qenë në makinë dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin. Në debat e sipër marokeni ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Seregno, në provincën e Monza-Brianza.

Pasi kreu krimin e rëndë 35-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dinamikën e plotë të saj.

Çifti, sipas rrëfimit të burrit, kishte qenë në krizë për një kohë të gjatë aq shumë saqë vendosën të mos jetonin nën të njëjtën çati./

tvklan.al