“Money Heist”, shfaqet në Netflix më 3 Dhjetor

Serialit tashmë të popullarizuar të Netflix, “La Casa De Papel”, duket se po i vjen fundi. Është bërë e ditur se sezoni i fundit i këtij seriali do të publikohet më 3 Dhjetor të këtij viti.

Faqja zyrtare e tyre ka shpërndarë edhe ‘trailer-in’ duke treguar pak më shumë nga “Money Heist”. Në këtë pjesë, u paralajmërua një fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia. Sezoni i pestë u përbë nga dy vëllime, i pari që u soll më 3 Shtator dhe pjesa tjetër që do të vijë më 3 Dhjetor.

“La Casa de Papel” ndërkohë u cilësua si shfaqja më e suksesshme në historinë e Netflix për kategorinë e serialeve të gjuhës jo-angleze. Megjithatë, këto ditë është përfolur se rekordi është thyer nga seriali korean “Squid Game” që zuri vendin e parë në 90 vende të ndryshme të botës.

Klan News