Trajnerët e Kombëtareve do të punojnë me kohë të plotë dhe do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Kjo është strategjia që do të ndjekë Federata Shqiptare e Futbollit. Për sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulku gjërat do të ndryshojnë.

Ilir Shulku, Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së: Trajnerët e ekipeve Kombëtare tani do të jenë me kohë të plotë. Një nga arsyet pse Bogdani u largua ishte për shkak se ai jetonte në Itali dhe nuk mund t’i ndiqte dot lojtarët në Shqipëri. Gjithë drejtoria teknike do të ketë mbledhje të hënën. Pjesë e tryezave dhe seleksionimeve do të jetë dhe trajneri Panucci.

Vetëm Alban Bushi do të vijojë të jetë në postin e tij si trajner i Kombëtares Shpresa, ndërsa tek U19 është emëruar Nevil Dede, tek U17 Elvin Beqiri dhe tek U15 Armand Damo.

Tv Klan