Në bashkëpunim me Dyrrah City Football Academy

Dyrrah City Football Academy në bashkëpunim me Manchester City dhe me mikpritjen e FSHF-së organizoi një trajnim për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës të grupmoshave nga 9-11 vjeç.

Qëllimi ishte prezantimi me filozofinë dhe praktikat e trajnimit të klubit të njohur anglez, kampion aktual i Europës. Të premten aktiviteti do të shtrihet në Durrës, por do të ketë edhe të tjerë në vijim.

Gjergj Ndoci, Administrator i Dyrrah City Football Academy: Do të kemi shumë aktivitete në vazhdim, do t’i japim mundësinë që të stërviten me trajnerët e Manchester City. Duke filluar nga prilli do të kemi stërvitje me trajnerët e Manchester City që fëmijët dhe prindërit të shikojnë për çfarë bëhet fjalë. Presim sezonin e ri në Shtator me grupmoshat nga U9 deri U19.

Aktivitete të tilla do të gjejnë mbështetjen e qeverisë dhe federatës së futbollit.

Endrit Hoxha, Zv/ministër i Sportit: Për të treguar edhe akademive të tjera se si duhet të ndërtohet e të funksionojë.

Ilir Shulku, Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së: Federata e futbollit është gjithmonë e hapur dhe do të mbështesë bashkëpunimet me këdo akademi tjetër sidomos të këtyre niveleve.

Dyrrah City Football Academy është një ndër 8 akademitë që bashkëpunojnë me Manchester City.

Tv Klan