Anglia e Franca tentojnë finalen

Euro 2020 premton gola dhe surpriza të mëdha. 24 kombëtare do jenë në garë për trofeun e më të mirit të kontinentit, por vetëm njëra prej tyre do arrijë ta fitojë. Para garës në turneun numër 16, fokusi është përqendruar se kombëtaret më në formë. Franca vjen si favorite pas fitores së Kupës së Botës, me “gjelat” që janë edhe kombëtarja që ka shënuar më shumë gola në një turne të vetëm.

Francezët shënuan 14 gola në Europianin 1984, 9 prej të cilave mbajnë firmën e Michel Platini, golashënuesit më të mirë të gjithë kohërave në Europian. Ndërkaq, Greqia në vitin 2004 ka ecurinë më të ulët të golave me 1.17 gola për ndeshje.

Kombëtarja e Francës është ajo që ka luajtur edhe finalen më më shumë gola, atë të Europianit të parë zhvilluar në 1960 me rezultatin 5-4 përballë Jugosllavisë. Europiani i vitit 2000 ishte ai që kishte më shumë gola për ndeshje, ku u shënuan 2.74 gola për ndeshje. Për ndeshjet e luajtura askush nuk krahasohet me Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez ka luajtur 21 ndeshje, të shpërndara në 4 edicione të ndryshme, duke lënë gjurmë me të paktën një gol. Asnjë kombëtare nuk ka luajtur më shumë ndeshje sesa Anglia, pa arritur të kualifikohet në fazën finale 31 ndeshje, por me zero finale.

Nëse Franca e Deschampit fiton Europianin, ai do të bëhet i pari person në histori që ka fituar Botërorin dhe Europianin edhe si trajner, edhe si lojtar. Një e treta e trajnerëve të “Euro 2020” kanë marrë pjesë më parë në një Europian edhe si futbollistë: Southgate, Deschamps, Mancini, De Boer, Paulo Souza, Cherchesov, Luis Enrique, Andrij Shevchenko.

Klan News