Ekipi në kaos para derbit me Partizanin

Seanca e së hënës është shtyrë nga paraditja në orën 18:00, por edhe në atë orar lojtarët nuk kanë dalë në stërvitje duke pritur se cili do ta drejtonte seancën në mungesë të trajnerit Ahmataj. Në orën 18:30 lojtarët titullarë i janë drejtuar fushës stërvitore. Ndërsa rezervat kanë bërë vetëm disa xhiro rreth fushës.

Ekipi përgatitet për derbin me Partizanin dhe situata në skuadër është e rënde. Humbja me Kukësin, mbi të gjitha me rezultatin 3-1 dhe me lojë aspak bindëse në pjesën e dytë, ka sjellë pakënaqësi tek tifozeria bardheblu.

Nga ana tjetër edhe brenda skuadrës atmosfera është thuajse e nderë. Burime të brendshme thonë se lojtarët janë të çorientuar, nuk dinë çdo të bëhet me të ardhmen e pankinës. Aq më tepër që gjithçka ndodh në prag të ndeshjes më të rëndësishme.

Ekipi është vizituar nga presidenti Refik Halili, i cili jashtë kamerave ka pranuar se klubi i tij këtë të martë do të ketë një tjetër trajner edhe pse refuzoi të tregonte emrin e tij pasi sikurse tha ende nuk është vendosur përfundimisht.

Tv Klan