Notarja Titmus fitoi medaljen e artë, por spektaktorët u surprizuan nga festa e trajnerit

Notarja australiane Ariarne Titmus fitoi medaljen e artë në 400 metra stil i lirë, por ishte trajneri i saj ai që mori vëmendjen e të gjithëve.

Paraqitja e 20-vjeçares ishte e jashtëzakonshme, ku ajo e fitoi duelin kundër rivales së saj amerikane duke i shkaktuar humbjen e parë në një olimpiadë.

Kamerat më pas u drejtuan nga trajneri i saj Dean Boxall, i cili u ekzaltua dhe nuk e përmbajti më veten.

Emocionet ishin të shumta për të, madje kur atletja mori medaljen e artë, ai edhe lotoi për këtë sukses të rëndësishëm.

Notarja e pyetur për këtë festim unik që tërhoqi goxha vëmendje nuk i kurseu komplimentet për trajnerin e saj.

Suksesi i saj është i madh, pasi mundi kampionen amerikane Katie Ledecky.

Klan News