Didier Deschamps do të vazhdojë që të qëndrojë në stolin e Francës, pavarësisht se kombëtarja zhgënjeu në EURO 2020.

“Le Bleus” shikoheshin si favoritët për ta fituar kompeticionin, por u eliminuan nga Zvicra në 1/8-at, pas gjuajtjes së penalltive.  Shkak i eliminimit ishin edhe tensionet brenda grupit të futbollistëve.

Deschamps është trajneri që ka qëndruar më gjatë në stolin e kombëtares.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet deklaroi se e ardhmja e teknikut u zgjidh për vetëm tri minuta, pas një takimit që ata të dy patën. Kontrata e teknikut përfundon në dhjetor të 2022, ndërsa ai do të udhëheqë “gjelat” në përpjekjen për të mbrojtur titullin e kampionëve të botës, në botërorin e Katarit.

Deshamps deri më tani e ka drejtuar Francën në 117 takime. /tvklan.al