Italia – Spanjë që do të luhet të enjten në Torino është ndeshja më e rëndësishme e Grupit G kualifikues të botërorit ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Trajneri përfaqësueses italiane, Gian Piero Ventura nisi të hënën punën me ekipin. Ai pranoi vështirësinë në takimin me Spanjën, por nuk harroi t’i kujtonte spanjollëve edhe sfidën tjetër delikate në Shkodër.

Gian Piero Ventura, trajner i Italisë: 

Me Spanjën është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Përpara kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk jemi të sigurt që do të arrijmë një rezultat pozitiv më fushën e Shqipërisë, ashtu si edhe Spanja.

Shqipëria do të presë Spanjën të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra e Julen Lopetegui cilësohet si favoritja për tu kualifikuar direkt në finalet e Kupës së Botës 2018./ TV KLAN