Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur për mediat pasi mamaja tij vdiq në moshën 82-vjeçare për shkak të koronavirusit.

Ai është shprehur se kanë qenë kohë të vështira pas vdekjes së saj në Prill.

“Ajo çfarë përjetova është e njëjtë si gjithë të tjerët. Nuk ka asgjë ndryshe. Të gjithë njerëzit që humbim janë të rëndësishëm për familjen. Ja pse familjet duhet të qëndrojnë bashkë dhe të jenë më të forta”, tha ai, i cili shtoi se gjatë këtij momenti të vështirë ka qenë në Spanjë.

Skuadra që ai drejton do të rikthehet në fushë të mërkurën në një ndeshje përballë Arsenalit.

City do të paraqitet me një fanellë të re me synimin që të rrisë një fondacion deri në 1 milion Paund, para të cilat do t’i shkojnë në ndihmë personave të prekur nga pandemia. /tvklan.al