Koronavirusit nuk i ka shpëtuar as trajneri i Atletico Madrid. Diego Simeone është larguar nga ambientet e trajnimit për t’u izoluar në shtëpi.

Argjentinasi nuk ka simptoma, por do të duhet që në nisje të La Ligas të qëndrojë në shtëpi për t’u përshtatur me rregullat e Covid-9.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi spanjoll. Duket se shkak është bërë një prej anëtarëve të stafit, i cili kishte qenë në një festë.

Në fakt skuadra e Atletico-s pati disa raste të tjera ndërkohë që luheshin ndeshjet e Champions League në Gusht.

Më vonë në fillim të Shtatorit sulmuesi Diego Costa dhe Santiago Arias u detyruan të lenë stërvitjen për shkak se rezultuan pozitivë./tvklan.al