Federata Shqiptare e Futbollit arriti marrëveshjen me trajnerin Sylvinho Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar në fillim të këtij viti. Sylvinho ka zëvendësuar në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, trajneri Sylvinho Mendes ka treguar se ftesa për të qenë trajner i ekipit tonë kombëtar i ka ardhur nga Presidenti i Federatës, Armand Duka.

Blendi Fevziu: Si ndjeheni që tani jeni trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit?

Sylvinho Mendes: Është një ndjesi e mirë! Ndjehem mirë, para së gjithash sepse njerëzit këtu janë shumë mikëpritës, njerëz që të bëjnë të ndjehesh vërtet mirë, të bën të ndjehesh si në shtëpi. Jam prej 2 – 3 ditësh këtu në Tiranë dhe ndjehem shumë mirë.

Blendi Fevziu: A dinit diçka mbi Shqipërinë para se të vinit këtu?

Sylvinho Mendes: Pak, shumë pak në fakt, por pashë që Tirana është nje qytet i bukur, shumë mirë.

Blendi Fevziu:  Si ju erdhi ftesa për të qenë trajner i Kombëtares Shqiptare të Futbollit?

Sylvinho Mendes: Shiko, unë jetoj në Portugali, në qytetin e Portos…

Blendi Fevziu: Qytet i bukur…

Sylvinho Mendes: Po qytet i bukur, po… ftesën ma ka bërë Presidenti  i Federatës, Armand Duka që të organizonim një darkë në Milano. Unë kam jetuar në Milano për 4 vjet  dhe shkova atje, bëmë këtë darkën, folëm për futbollin, për projektin, çfarë mendoj për futbollin edhe për stafin…

Blendi Fevziu: …dhe kështu nga kjo darkë në Milano, nisi pra kjo aventurë…

Sylvinho Mendes: E drejtë, një aventurë e bukur./tvklan.al