AS: Në garë janë Allegri dhe Raul

Me Zinedine Zidane që pritet të largohet në fund të sezonit gara për stolin e Real Madrid është ndezur ditët e fundit. Sipas gazetës vendase “AS” Massimiliano Allegri e Raul Gonzales janë kandidatët më pranë për momentin.

Allegri është një trajner me përvojë dhe me trofe të fituar. Raul është një ish-futbollist i Real që fitoi gjithçka me këtë ekip në Spanjë dhe arenën ndërkombëtare.

Ish-sulmuesi është pjesë e klubit si trajner me skuadrat e moshave. Florentino Perez po kërkon kohë të mendohet. Real Madrid është në garë që të fitojë titullin në Spanjë, por largimi nga Champions League shikohet si dështim./tvklan.al