Trajneri i shikon miqësoret si të rëndësishme për t’u rritur

Trajneri Edi Reja mendon se miqësorja ndaj Uellsit do t’i shërbejë Shqipërisë për t’u kolauduar dhe për të pasur një ndjesi të përballjes me Poloninë, kundërshtarit të radhës në grup për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Italiani e bën të qartë se për kuqezinjtë nuk ka për të qenë një sfidë e lehtë dhe se duhet të ketë kujdes nga sulmi i kundërshtarëve.

“Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, pasi kanë lojtarë të një niveli shumë të lartë si Bale. Luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe do të jetë shumë e vështirë, pasi nuk bëjnë futbollin tipik anglez. Janë shumë të organizuar edhe në prapavijë, megjithatë ky repart është ajo pika e tyre më e dobët.

Pak a shumë e kam vendosur se si do të luajmë ndaj Uellsit. Kam pak dyshime për sulmin, pasi kam 4 lojtarë që janë në formë shumë të mirë dhe nuk kam vendosur akoma. Në mesfushë do të jetë patjetër Abrashi, që mund të luajë me Baren e Çekiçin”.

Në mbrojtje do të jetë treshja klasike me Gjimshitin, Ismajlin e Kumbullën, ndërsa në krah po e mendoj sërish se cilët do të luajnë. Tekniku kuqezi tregoi ngjashmëritë e rivalëve në takimet miqësore me rivalët në sfidat kualfikikuese të shtatorit.

“Janë dy skuadra shumë të forta dhe mendoj se Uellsi ngjan pak me Poloninë, pasi ka një grup lojtarësh shumë të fortë. Megjithatë Uellsi dhe Çekia janë kualifikuar për në Europian dhe mendoj se duhet të luajmë këto dy ndeshje në mënyrën e duhur për të kolauduar skuadrën tonë. Ne të gjejmë kondicionine duhur dhe të matemi me këto ekipe e pastaj me Poloninë e Hungarinë të shikojmë ku kemi arritur”.

Amir Abrashi do të mbajë shiritin e kapitenit në miqësore dhe tregon emocionet. Me Uellsin, ai beson te fitorja. Kapiteni tha se rivalët janë studiuar dhe kuqezinjtë do të bëjnë më të mirën në fushë.

Klan News