Rinovoi me Shqipërinë në verë, por emri i Silvinjos vijon të jetë i lakuar. Sipas raportimeve nga Brazili, pronari i Botafogo, John Textor, ka pasur kontakte me trajnerin e Shqipërisë.

Dëshira është që t’i besojë drejtimin e Botafogo-s, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Silvinjo është mes 12 kandidatëve për stolin e bardhezinjve, ndërsa pëlqehet shumë për shkak të lojës sulmuese që aplikon.

Silvinjo rinovoi me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në Dhjetor të këtij viti dhe po përgatitet për kualifikueset e Botërorit, që nisin në Muajin mars.

Tekniku 50 vjeçar është në stolin e Shqipërisë nga viti 2023, në fillimin e kualifikueseve të Europianit, që kulmoi me kualifikimin për në Euro 2024. /tvklan.al