Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur sot në Korçë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”.

Sipas policisë së këtij qyteti 55-vjeçari B. T., banues në fshatin Ravonik-Korçë, ka qenë duke drejtuar një mjet bujqësor, traktor, por ka rënë nga ura.

Ky aksident ka qenë fatal për 55-vjeçarin pasi ka gjetur vdekjen në vend. Lidhur me këtë ngjarje është ngitur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al