Merkatoja e transferimeve u mbyll në disa nga ligat kryesore europiane.

Ndryshe nga sa kemi parë vitet e tjera ku Janari nuk kishte shumë surpriza këtë herë ndodhi krejt e kundërta, pasi ishim dëshmitarë të disa prej blerjeve të bujshme. Pa dyshim në vend të parë është Barcelona. Katalanasit transferuan nga anglezët e Liverpool, Felipe Cutinion, për shifrën rekord të 160 milionë eurove duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll.

I dyti në listën e klubeve që e lëshuan dorën është Liverpool. The Reds transferuan mbrojtësin Virgil Van Dijk për 84 milionë euro. Shifër rekord kjo për një mbrojtës. Vendi i tretë në podium shkon për një tjetër ekip të premier Leauge.

Manchester City transferoi nga Atletik Bilbao mbrojtësin Amerik Laporte. Cityzens derdhën në arkat e baskëve 71 milionë euro. Nuk mund të mbetej jashtë listës Arsenal që arriti të bënte transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, në orët e fundit të merkatos. Londinezët firmosën me Aubameyang për shumën e 63 milionë Eurove.

Klan Plus