Prokuroria sqaron zhvendosjen e “Dosjes 184”

Prokuroria sqaron zhvendosjen e “Dosjes 184”

11:24 22/08/2019

Moskompetenca për shkak të ndryshimit të akuzës

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar arsyet pse “Dosja 184” u delegua në nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës dhe arsyet pse kryeprokurorja Arta Marku ndërhyri për të zgjidhur ngërçin mes dy institucioneve.

Në 12 Korrik prokurori i Krimeve të Rënda Klodian Braho pas përfundimit të këqyrjes së provave u bind se në rastin e zgjedhjeve të 11 Shtatorit 2016 të Dibrës nuk kishim të bënim më një grup të strukturuar kriminal. Akuza u ndryshua në bashkëpunim të thjeshtë duke dërguar dosjen në Dibër aty ku dyshohet se ka ndodhur vepra penale.

Akuza e Dibrës në 21 Korrik ankohet në Prokurorinë e Përgjithshme duke renditur 4 arsye pse dosja nuk mund të hetohet nga ata. Sipas prokurorëve të Dibrës në këtë rast kemi të bëjmë më grup të strukturuar kriminal, prokurori i Krimeve të Rënda duhet ti ishte drejtuar gjykatës për pushimin e veprës penale, prokurorët e qytetit verior janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk kanë staf për të hetuar një dosje kaq voluminoze. Por prokurorja e përgjithshme e përkohshëm Arta Marku ka sqaruar se argumentat e Prokurorisë së Dibrës nuk qëndrojnë.

Nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre.

Ndërsa sa i përket konfliktit të interesit nga prokurorët dhe mungesën e stafit sipas Markut nuk përbejnë arsye ligjore. Këto sipas saj janë probleme administrative që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në 31 Korrik numri një i akuzës ka vendosur që dosja të hetohet nga prokuroria e Dibrës, prokurori i të cilës ende nuk është vendosur.

Të ngjashme
UKT