Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Panganika është transferuar nga detyra në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit.

Tvklan.al mëson se Panganika do të emërohet drejtor i Policisë së Korçës. Ndërkohë, nuk ka ende asnjë emër se kush do të emërohet drejtor i Policisë së Gjirokastrës.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryepolici Ardi Veliu prezantuan drejtorin e ri të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe atë të Lezhës, Ferdinand Mara. /

tvklan.al