Në listë Becker, Silva, Salah, Mane

Fundi i 2019-s është edhe përfundimi i një dekade që në merkaton e futbollit ka lënë një shenjë të madhe. Por cilat kanë qenë transfertat më të rëndësishme në 10-vjeçarin e fundit nisur nga çmimi i lojtarëve, performanca, suksesi dhe rritja e vlerës në treg.

Alisson Becker kaloi nga Roma tek Liverpool për 72 milionë euro duke u bërë ndoshta portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Braziliani e ka justifikuar shpenzimin e bërë nga klubi anglez.

Paraqitja e tij ka bërë që çmimi i paguar të harrohet edhe pse ishte tejet i lartë. Është harruar edhe pagesa e bërë nga Manchester Cityr tek Valencia në 2010 për David Silva 29 milionë euro. Spanjolli ka qenë arsyeja që zemra e Manchester City rreh tashmë si një prej fuqive madhore të Premier League. Vetëm 8 milionë euro pagoi Borussia Dortmund për Jadon Sancho. Shkëlqeu në Bundesliga dhe tashmë vlera e tij ka arritur 120 milionë.

Marc-Andre Ter Stegen kaloi tek Barcelona nga Borussia Monchengladbach 12 milionë euro ndërsa tashmë vlen 90 milionë duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Nga Caen në Francë tek Leicester për 9 milionë euro ndërsa tashmë si futbollist i Chelsea kushton 100 milionë. Një rritje impresionuese ka patur Sadio Mane, i cili u ble për 34 milionë euro nga Liverpool tek Southampton. 27-vjeçari që u pa fillimisht si një bast i dyshimtë tashmë kushton 150 milionë duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë në Europë.

Jamie Vardy që u ble nga Leicester për 1 milionë Paund e ka rritur 200 herë vlerën e tij. Nga Lille tek Chelsea më pas tek Real Madrid tashmë Eden Hazard vlen 150 milionë euro, tek Real është edhe Luca Modriç që ndihmoi skuadrën të fitonte 4 Champions League.

Riyad Mahrez shkoi te Leicester nga Le Havre për 500,000 euro, ndërsa tani sulmuesi i krahut të djathtë kushton 60 milionë euro.

Mohamed Salah e kishte potencialin, por nuk po e shprehte si duhej tek Roma që mori 42 milionë euro nga Liverpool. As skuadra angleze nuk e imagjinonte se çfarë blerjeje kishte bërë. Salah u rendit ndër sulmuesit më të suksesshëm në Premier League dhe Europë.

Tv Klan