Fitorja në Milano është detyrim për Bayern Munich. Gjermanët ndërlikuan jo pak pozitat në Champions League pas humbjes 1-2 në Allianz Arena për ta shndërruar në një mision tepër të vështirë kualifikimin në gjysmëfinalen e kompeticionit kundër Interit. Bayern Munich kërkon të paktën 1 gol epërsi për ta dërguar sfidën në shtesa, ndërsa një fitore me më më shumë gola do i shikonte në mesin e 4 ekipeve më të mira.

Por historia nuk flet në favor të tyre. Në katër humbjet e pësuara këtë sezon, përpos atë me Interin, bavarezët kanë pësuar 3 humbje jashtë Gjermanisë, kundër Aston Vijës, Barcelonës dhe Fejnordit. Bilanc tejet negativ për skuadrën e Vincent Kompany, duke mos arritur të jetë favorit kundër ekipit të Simone Inzaghit. Edhe në sezonet e fundit, transferta ka qënë tabu për Bayern.

Në sezonin e kaluar, i cili përfundoi në gjysmëfinale kundër Real Madridit, problemet e Bayernit si jashtë fushe nisën që në fazën me eliminim direkt kundër Lazios, me Arsenalin dhe Real Madrid që i kushtoi kalimin në finale.

Shkurtimisht, shifrat e sezonit 2022/2023 duken të largëta kur, me përjashtim të 0-3 në “Etihad” që i kushtoi eliminimin në çerekfinale nga Manchester City, Bayern shënoi katër fitore radhazi jashtë fushe mes fazës së grupeve dhe 1/16-ave.

Klan News