Transformimet e Kylie Jenner

Transformimet e Kylie Jenner

08:50 30/09/2019

Ka shpenzuar mijëra Dollarë për të ndryshuar fizikun e saj

Kylie Jenner ka rënë pre e parave të saj. Rreth 37 mijë Dollarë ajo i ka lënë mënjanë vetëm për të siguruar një siluetë ndryshe. Jenner i është nënshtruar ndryshimeve të njëpasnjëshme në pamjen e jashtme, aq sa nuk njihet po ta krahasojmë me fotot e shkrepura gjatë adoleshencës së saj.

Deri tani mendohej se ajo kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale vetëm në buzë, por një kirurg estetik ka thënë se bazuar në fotografitë e Kylie ndër vite, hunda e 22–vjeçares duket më e hollë dhe cilësohet si hundë “femërore klasike”, që ka kushtuar plot 12 mijë Dollarë. Rinoplastika i ka siguruar Kyliet një profil natyral dhe të dëshirueshëm për çdo vajzë, por i gjithë ky natyralitet “artificial” po merr gjithmonë e më shumë komente negative.

Anëtarja e familjes Jenner nuk është mjaftuar me kaq. Një tjetër zmadhimi kirurgjikal i janë nënshtruar edhe të pasmet dhe gjoksi, që i kanë marrë bukuroshes “së sotme” mijëra Dollarë të tjerë. Krahas kësaj, Kylie ka humbur edhe linjat e buzëqeshjes, aq sa në daljet publike ajo ka filluar të mos qeshë.

Nuk mund të lihet pa përmendur edhe beli i saj i hollë, nga i cili ka hequr yndyrën e padëshiruar dhe e ka përdorur për pjesë të tjera të trupit.

Kylie nuk do të njihet vetëm për linjën e saj kozmetike që po bën namin nëpër botë, por edhe për ndryshimet drastike në pamje, që janë lehtësisht të evidentueshme.

Klan Plus

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori