Koreja e Veriut po shkon drejt një ndryshimi rrënjësor. Në prag të samitit me Presidentitn amerikan Donald Trump, Kim Jong Un ka filluar bisedimet për të liruar tre shtetasit amerikan.

Burimet ndërkombëtare raportojnë se tre personat e burgosur tani janë në një hotel në Penian dhe po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Vetë Presidenti Trump ka thënë se ai dhe administrata e tij kërkon prej kohësh lirinim e tre pengjeve që mbaheshin në kampet e punës.

Të tre të burgosurit kanë qenë në Korenë e Veriut si punonjës në organizata humanitare, universitete dhe një prej  tyre është pastor. Ata janë akuzuar për akte armiqësore dhe spiunazh duke u dënuar me shumë vite pune të rëndë në  kampe.

Klan Plus