Një nënë e 5 fëmijëve ishte lodhur nga të qenit e shëndoshë dhe vendosi që të ndryshonte në mënyrë rrënjësore mënyrën e saj të të ushqyerit. Angela Martin, 40 vjeç, nga Tasmani përveç ushqimit konsumonte dhe një sasi sheqeri çdo ditë. Ajo arrit peshën 90 kg dhe kuptoi se trupi i saj ishte deformuar.

“Isha e lodhur gjatë gjithë kohës. Fillova të shëndoshesha shumë dhe ndihesha shumë e lodhur. Kisha katër fëmijë, por kur erdhi në jetë fëmija im i pestë dhe ishte vetëm 6 javë në Korrik të vitit 2017 vendosa të merrem me veten dhe ti kushtoj kohë shëndetit tim”,

ka tregaur Angela për Daily Mail Australia.

Angela nis një dietë dhe hoqi dorë nga ushqimet e shpejta si dhe nga konsumimi i sheqerit.

“Nisa të ushqehem me perime dhe të mos konsumoja më ushqim të thatë”.

Nëna e pesë fëmijëve nis të hante pesë vakte në ditë dhe të konsumonte 3-4 litra ujë, por gjithashtu edhe të bënte ecje si dhe disa ushtime. 40-vjeçarja ka arritur të humbasë 32 kg me regjimin e mbajtur.

“Nisa të shikoj video në YouTube dhe të ndjek programet e tyre nga shtëpia. Gjithashtu dal dhe për ecje çdo ditë nga 30 minuta”.

Ajo ka treguar se tani jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht mund të veshë rrobat që do, gjë që më parë ishte e kufizuar.

“Ndjehem sikur i kam shtuar vitet në jetën time. Unë ngrihem çdo ditë në orën 5 për të bërë ushtrimet para se familja të zgjohet, kaloj ditën duke u kujdesur për fëmijët e mi. Shëndeti im është prioriteti dhe ndihem shumë e lumtur”

, ka thënë ajo. /tvklan.al