Transformimi i piramidës përmes fotove/ “Design Boom”: E shkuara mund të rrijë shumë mirë me të tashmen


Transformimi i piramidës përmes fotove/ “Design Boom”: E shkuara mund të rrijë shumë mirë me të tashmen

15:48 16/09/2023

Pas Reuters, është e përditshmja italiane, “Design Boom” ajo që i kushton një artikull të veçantë transformimit të muzeut të diktatorit në një qendër inovative dhe gjithashtu në një atraksion turistik. Në artikull, theksohet fakti se ndërhyrjet janë bërë mbi strukturën ekzistuese dhe projekti i zbatuar ka shtuar gjelbërim në atrium dhe e ka shndërruar në një hapësirë të gjallë komunitare.

Veç studiove dhe klasave që do të vihen në fuksion të mësimit të teknologjisë, piramida do të jetë edhe një qendër për jetën kulturore të Tiranës. Mbi shkrepjet nga piramaida të fotografes së njohur të artiktekturës, Danica Kus e përditshmja zbulon për lexuesit e saj, këtë qendër të re innovative që ka tërhequr vëmëndjen e shumë mediave të tjera të njohura ndërkombëtare.

Ndër elementet që bien në sy janë edhe kubikët shumëngjyrësh, që nuk janë vendosur aty vetëm si dizajn, por do të jenë qendra funksionale mësimore. Seria e fotografive dëshmon se si e shkuara mund të rri shumë mirë me të tashmëen duke e rijetizuar dhe duke i veshur funksione të tjera të përdorimit.

Gjatë historisë së saj, Piramida me sipërfaqe 11,835 metra katrorë ka kryer funksione të ndryshme, nga një muze kushtuar dikatorit Enver Hoxha, në një bazë të NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, në një qendër kulturorem, e tani në qendrën më të rëndësishme të teknologjisë në Ballkan.

Tv Klan











Të ngjashme