Veliaj: Jo vetëm për notarët, por për gjithë komunitetin

Gara e parë e kampionatit të notit është mbajtur tek kompleksi i pishinave tek diga e liqenit, tashmë i transformuar. Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave tani ndodhet nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

“Këtu kemi një hapësirë për më të mirët e notit. Por, kemi edhe një hapësirë çlodhëse për familjarët, si dhe një kamp për fëmijët, që vijnë nga familje me probleme ekonomike, të cilët nuk shkojnë dot në plazh, ama kanë mundësi të frekuentojnë pishinat e Tiranës, për të kaluar disa kujtime të bukura vere. Aty ku ka vullnet, ka edhe një rrugëzgjidhje, në mënyrë që të kënaqen të gjithë. Sot jam shumë krenar që fillojmë një kapitull të ri për notin”.

Kryebashkiaku kërkoi edhe këtë here nga politika qe te mos behet pengese e projekteve.

“Ky vend do të ishte më i mirë sikur të kishim pak mirëkuptim. Kur ndërtohet një shkollë si gjimnazi ‘Sami Frashëri’, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohet një hapësirë, siç ishin ‘7 Xhuxhat’, për ta bërë parking poshtë dhe kënd lodrash lart, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohen pishinat, qofshin këto olimpike, qofshin pishina për amatorët dhe fëmijët, as këtu politika s’duhet të përzihet”.

Veliaj shprehu bindjen se ky do të jetë një kapitull i ri për notin në Shqipëri.

Tv Klan