Veliaj: Në 30 Qershor morëm besimin e qytetarëve

Transformohet një tjetër bllok banimi në periferi  të Tiranës. Gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve në Rr. “Sokrat Miho” në Kashar, kryebahskiaku Erion Veliaj tha se ndryshime të tilla do ketë çdo në zonë të kryeqytetit.

“Në 30 Qershor Kashari na dha një votë masive për t’u urbanizuar si qendra e Tiranës dhe bashkë me Blerinën nuk pritëm katër vjet, as katër javë, që t’ia kthenim menjëherë përgjigjen Kasharit. Siç bëmë në këtë bllok, do bëjmë në çdo bllok.”

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 30 Qershorit, Veliaj tha se qytetarët treguan se për ta nuk ka rendësi  politika por shqetësimet e tyre.

“Dua t’i falenderoj të gjithë banorët e Kasharit për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, një fitore historike në Kashar për PS. Ishte një mesazh që na dha populli: Ata duan që të zgjidhim hallet e tyre, jo hallet e politikanëve. 30 Qershorin e panë si një mundësi për të na dhënë një marrëveshje, për të na dhënë një votëbesim, një kontratë, që ne të zgjidhim hallet e tyre. Jemi kthyer sot për të zgjidhur këtë hall, nesër për të zgjidhur një hall tjetër, e kështu me radhë.”

Kryebashkiau Veliaj tha se puna e bashkisë së Tiarnë nuk do të ndalet vetëm tek investimet brenda zonave të banimit, por do të vazhdojë me projektet madhore si Bulevardi i Kasharit dhe projekti tek mbikalimi i “Shqiponjës”.

Tv Klan