Transformohet Syri i Londrës, kthehet në një bar




Transformohet Syri i Londrës, kthehet në një bar

23:50 26/05/2022

Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë pijet e preferuara të Mbretëreshës

Syri i Londrës në Britaninë e Madhe i cili është një nga atraksionet turistike më të njohura në kryeqytetin britanik së fundmi ka pësuar një ndryshim aspak të zakontë.

Vizitorët do të kenë mundësi tashmë ta shijojnë atë në një mënyrë tjetër. Në nder të festimeve të  Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth është hapur një bar ku vizitorët do të kenë mundësi të konsumojnë një pije në një lartësi plot 135 m.

Por ndryshe nga baret e tjera në vend, ky ambient do të shërbejë vetëm pijet e preferuara të Mbretëreshës. Nga ana tjetër ky bar është konceptuar si një bar tradicional i vitit 1950. Këtë e shpjegon edhe një nga punonjësit e këtij bari.

“Është krijuar për t’u dukur si një bar tradicional, çka në fakt është fantastike së bashku me xhin dhe Dubonnet që siç e dimë të gjithë është pija e preferuar e Mbretëreshës”.

Zbukuruar me kujtime, orendi si dhe fotografi të Mbretëreshës Elizabeth në çdo fazë të mbretërimit të saj, ky bar do të ofrojë edhe një pamje të jashtëzakonshme nga pallati mbretëror i Buckingham.

Klan News













Të ngjashme