E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë transgjinorja Amber e cila prej 15 vitesh punon në profesionin e saj si grimiere. Ajo ka folur hapur për historinë e saj dhe paragjykimet që është përballur gjatë jetës.

Rudina Magjistari: Çfarë ndërhyrjesh ke bërë në trupin tënd?

Amber: Kam bërë gjoksin, fytyrën që nuk kam përfunduar ende, do bëj dhe disa të tjera.

Rudina Magjistari: Kur e ke kuptuar për herë të parë që je ndryshe nga djemtë e tjerë?

Amber: Gjithmonë jam ndjerë femër dhe kur kam qenë në trupin e një djali. Me shokët kam patur ato relatat si shok, por kam bërë rolin e shoqes, nuk kam bërë rolin e shokut.

Rudina Magjistari: Je ndjerë e paragjykuar gjatë jetës tënde?

Amber: Të them jo, do bëhem hipokrite normalisht. Tani paragjykohet çdo kush, edhe një femër që zhvishet në ekran, paragjykohet edhe një mama që ndahet nga bashkëshorti i vet dhe rrit fëmijët e vetme  dhe populli thotë ka dikë tjetër por nuk e nxjerr në skenë. Domethënë shqiptari nuk ka për t’i lënë asnjëherë këto gjëra. Unë e kam ndjerë këtë lloj presioni edhe ashtu siç kam qenë, por kam ecur me mendimin që ti duhet të vazhdosh para dhe miletin lëre të flasë. Jam e lumtur që Zoti më dha një dhunti, kam profesionin tim sepse talenti lind nuk bëhet dhe ndihem shumë e plotësuar dhe njeriu kur është i plotësuar, ndihet i lumtur. /tvklan.al