Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë presion homologut meksikan Enrike Pena Nieto, për të ndërtuar murit përgjatë kufirit mes dy vendeve. Uashington Post ka publikuar pjesë nga përgjimi i telefonatës që dy liderët kanë zhvilluar më 27 janar.

Sipas të përditshmes amerikane, Tramp citohet t’i ketë thonë Nietos, se nuk duhej ta përsëriste më në publik se nuk ishte Meksika ajo që do të paguante për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Më tej, Trump e kërcënon homologun e tij meksikan se nëse ai do të vazhdonte të thoshte publikisht se nuk do të paguante për murin, atëherë nuk do të kishte më komunikime mes tyre.

Donald Trump premtoi gjatë fushatës elektorale se do të ndërtonte një mur të lartë përgjatë kufirit me Meksikën, për të penguar hyrjen e emigrantëve ilegalë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Trump gjithashtu ishte betuar se do të detyronte Meksikën të paguante për ndërtimin e murit./ABCNews