Ministria e Shëndetësisë ka hedhur dyshime  për transplantet ilegale që mund të kryhen në klinika private. Krerët e kësaj ministrie dhe të Shëndetit Publik kanë nisur fushatën për të zbuluar pikat e fshehta ku mendohet se kryhen këto lloje transplantesh duke bërë kontrolle në qendrat mjekësore private. Krerët e shëndetësisë dhe pse e mohojnë kryerjen e këtyre transplanteve theksojnë se kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme. Dhe pse akoma nuk ka fakte të sakta, gjithçka mbetet në hijen e dyshimit. Për të hetuar rreth këtij fakti, është ngarkuar Këshilli i Etikës i cili do të bëje një raport ku do të pohojë ose mohojë dyshimet e ngritura.

Pamje Ministria e Shëndetësisë, pamje spitali dhe mjekë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj