Të rinjtë kapen për dy raste të pikasura nga policia, në Kukës dhe në Korçë

Tre persona janë arrestuar nga policia për kalim të paligjshëm të emigrantëve të huaj në vendin tonë. Në Kukës u ndaluan Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, banues në Krujë, të cilët po transportonin me një automjet furgon, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.

Gjatë operacionit “Morina”, ata u pikasën nga blutë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”. Kundrejt pagesës këta shtetas po i dërgonin drejt kufirit me Kosovën, me destinacion përfundimtar Bashkimin Europian.

Ndërkohë krahas tyre u ndalua dhe një 34-vjeçar nga Korça, i cili ndodhej në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. I riu ishte në kërkim pasi dhe gjykata e Korçës ka caktuar arrest me burg për shkak se në 18 korrik ai po transportonte emigrantë të parregullt dhe nuk i ka ndaluar policisë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, në Pogradec, pasi furgonit tip “Benz” u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 250 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Klan News