Parlamenti grek pritet të votojë ligjin e ri të punës i cili ka ngjallur pakënaqësi tek punëtoret

Stafi i transportit publik në Athinë kanë vijuar grevën në ditën e tyre të dytë përpara se parlamenti të votojë ligjin e ri të punës.

Anijet mbetën të ankoruara në porte dhe shumë shërbime të autobusëve, metrove dhe hekurudhave u pezulluan. Punëtorët nga sektorë të tjerë gjithashtu ishin ne grevë. Ata do t’i bashkohen protestës përpara parlamentit në pjesën qendrore të Athinës.

Qeveria konservatore e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, e cila mori detyrën në 2019, tha se reforma do të modernizonte ligjet e vjetruara që datojnë dekada më parë kur shumica e punëtorëve hynin në zyra dhe fabrika në të njëjtën orë të caktuar.

Sindikatat duan që qeveria të tërheqë projekt-ligjin, i cili do të ndryshojë të drejtat e punëtorëve të vendosura prej kohësh dhe do të lejojë ndërmarrjet t’i mbajnë në punë me orë të gjata.

Projekt-ligji gjithashtu do t’u japë punëtorëve të drejtën të shkëputen jashtë orarit të punës dhe të prezantojnë një kartë dixhitale të punës nga viti i ardhshëm për të monitoruar orët e punës së punonjësve në kohë reale, si dhe të rrisë orët shtesë të punës në 150 orë në vit.

Klan News