Dy raste të transportimit të emigrantëve të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar janë goditur nga policia në qarkun e Korçës. Në pranga kanë rënë 3 persona, të cilët transportonin 19 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Konkretisht, u arrestua 38-vjeçari me iniciale D.M. nga Memaliaj, i cili u konstatua në aksin Bilisht-Korçë pranë fshatit Cangonj duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm. Policia i kërkoi të ndalonte, por 38-vjeçari nuk iu bind urdhrit, por u neutralizua më pas.

Në rastin e dytë u kapën G.M. 28 vjeç dhe A.R. 48 vjeç të dy nga Durrësi. Ata u arrestuan në lagjen Nr.1 të Pogradecit pasi trnasportonin me një makinë Benz 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit prej 1300 Euro në total, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.  /tvklan.al