Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim gjatë aksionit “Perimetri” të Policisë së Korçës.

Në pranga ra Xh.Zh. 26 vjeç nga Vau i Dejës dhe u shpall në kërkim shoku i tij Gj.Sh. nga Fushë-Arrëza.

Të dy këta persona po transportonin 4 refugjatë nga Lindja e Mesme, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 Euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al