Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona

Foto ilustruese


Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona

09:53 13/05/2021

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Të arrestuarit janë F.B. 23 vjeç dhe E.Sh. 37 vjeç, të dy nga Elbasani.

Ata u ndaluan në rrugën dytësore Rëmbec-Maliq duke transportuar me automjetin Nissan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë kontrolleve për goditjen e këtij aktiviteti ilegal, u arrestua edhe një 21-vjeçar me iniciale L.Ll. i cili ka qenë në kërkim, pasi ndaj tij është vendosur arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Korçës për veprën penale dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al







Të ngjashme