Transportonin refugjatë me furgon, arrestohen dy persona


Transportonin refugjatë me furgon, arrestohen dy persona

09:47 01/09/2020

Një tjetër rasti transportit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga Policia e Korçës gjatë aksionit të koduar “Perimetri”.

Në pranga kanë rënë dy persona, E.I. 29 vjeç dhe A.P. 24 vjeç. 29-vjeçari transportonte me furgon 18 emigrantë të paligjshëm, së bashku me 24-vjeçarin që ishte në rolin e shoqëruesit.

Ata ju kishin premtuar refugjatëve se do t’i ndihmonin për të kaluar kufirin drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës duke u marrë secilit nga 100 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al



Të ngjashme