Dy persona janë arrestuar nga policia në Gramsh gjatë një aksioni policor të koduar “Panda”. Të arrestuarit janë H.H. 35 vjeç dhe R.D. 28 vjeç të dy nga Durrësi.

Këta të fundit po transportonin me makinë 4 refugjatë sirianë e palestinezë nga Elbasani drejt Tiranës.

Emigrantët kishin hyrë ilegalisht në Korçë nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë dhe më pas kishin udhëtuar drejt Gramshit.

Prej këtej do t’i transportonin në Tiranë dy të arrestuarit, të cilët do të merrnin 400-500 Euro për secilin.

Pas Tiranës, refugjatët do të udhëtonin drejt Malit të Zi me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. /tvklan.al