Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Pogradec gjatë një aksioni të policisë të koduar “Destinacioni”.

35-vjeçari me iniciale I.B. u kap duke transportuar me furgon 11 refugjatë të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Policia thotë se i dyshuari u kishte premtuar shtetasve të huaj që do t’i ndihmonte për të kaluar kufirin drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt shpërblimit monetar.

Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij, 35-vjeçari nuk u ka ndaluar uniformave blu dhe tentoi të largohej. Pas ndjekjes nga policia, ai u kap në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje. /tvklan.al