
Operacion anti-drogë Turqi-Shqipëri
21:55 26/01/2023
Kapet 122 kg lëndë narkotike në një kamion që udhëtonte nga Shqipëria në Turqi
Autoritetet e Shqipërisë dhe Turqisë bashkëpunuan gjatë një operacioni anti-drogë që u përfunduan me sekuestrimin e një sasie prej 122 kg lëndë narkotike. Mediat turke që i referohen kryeprokurorit të Stambollit nuk specifikojnë çfarë lloje droge.
Lënda narkotike ishte e fshehur në dyshemenë e një kamioni.
Zyra e Kryeprokurorit e nisi operacioni anti-drogë pas informacionit të marrë nga autoritetet e Shqipërisë.
Kamioni u vu në vëzhgim që nga çasti i hyrjes së territorin e Republikës së Turqisë. Policia turke njoftoi arrestimin e drejtuesit të kamionit, identifikuar si Fatmir Ferko, shtetas shqiptar.
Klan News